“Inkorporimi i Asociacionit në Kushtetutë, më zi se Bosnja, terr e përtej territ”

18:38 | 16 Tetor 2020

Profesori universitar, Vigan Qorrolli ka paralajmëruar kundër ndryshimeve kushtetuese për formimi e Asociacionit.

Ai ka thënë se pa këto ndryshime Asociacionit, edhe po t’i dalin brinat siç shkruan ai nuk ka gjasa që të bëhet pushteti i katërt, shkruan portali arbresh.info

“Nuk eshte i rrezikshem hapi i themelimit pa ndryshime kushtetuese te Asociacionit. Pa to, ai s’do mund te jete institucion normavenes dhe po t’i dalin brinat s’ka gjasa te behet pushtet i katërt”, shkruan Qorrolli.

Por, sipas profesorit inkorporomi i tij në Kushtetutë, do bëhej Kosova më zi se Bosnja në termet juridiko-politike.

“Rreziku fundamental eshte inkorporimi i tij ne Kushtetute — qe do t’i hapte rruge nje deshire te madhe te Serbise dhe te monstrumit te saj politik ne 🇽🇰 — Lista Srpskas per shnderrimin e Parlamentit te Kosoves ne nje institucion bikameral (dydhomesh). Atehere do beheshemi me zi se Bosnja, terr e pertej territ juridiko-politik”, përfundon profesori.

Kujtojmë se ishte përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i cili tha sot në Serbi se Kushtetuta nuk është Bibël e cila nuk mund të ndryshohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara