India konfirmoi sot, 5 janar, vdekjen e parë nga varianti Omicron i Covid-19.
Rezultate e analizave të një burri nga Udaipur të Rajasthan, i cili vdiq javën e kaluar, treguan praninë e variantit, njoftojnë burime nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë.
Burri 73-vjeçar, i cili u konfirmua me Omicron vdiq në një spital të Udaipur më 31 dhjetor, shkruajnë mediet vendase.
“Mësohet se viktima vdiq për shkak të pneumonisë post-Covid, të shoqëruar me sëmundje shoqëruese, si diabeti , hipertensioni dhe hipotiroidizmi”, tha Shefi i Shëndetit Mjekësor në Udaipur (CMHO) Dr Dinesh Kharadi./oranews
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA