Incidentet kriminale në rajonin e Pejës

09:21 | 12 Prill 2021

Policia Rajonale e Pejës raporton disa incidente kriminale që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, shkruan arbresh.info.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Istog 11.04.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka lënduar  viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

VJEDHJE E RËNDË

Pejë 11.04.2021 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në dy shtëpitë e vëllezërve të tij dhe kanë arrit të vjedhin një pistoletë dhe gjësende të ndryshme shtëpiake. Viktimat jetojnë në shtetet evropiane. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Klinë 11.04.2021 – 11:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma Ekol Special me një karikator dhe 13 gëzhoja. Të dyshuarit i është shqiptuar edhe një tiketë për mos respektimi të masave anti Covid. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Dranoc, Deçan 11.04.2021 – 16:30. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturën dyshohet nga pa kujdesia ka goditur biçiklistin mashkull kosovar (i mitur). Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara