Policia në Pejë ka bërë të ditur se një imam në Junik ka gjetur një kuletë me 1300 euro në të dhe dokumente personale.
I njëjti e ka dorëzuar në polici dhe i janë kthyer pronarit.
Njoftimi i plotë:
Me datë 08. 05. 2025, në Stacionin Policor Junik, qytetari Imer Krasniqi Imam nga Juniku, kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Junikut, në kulet kishte të holla në shumë prej njëmijë e treqind (1300) euro dhe dokumente personale.
Policia ka identifikua dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta. I njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik, të cilit nga zyrtaret Policor ju ka kthyer kuleta s’bashkua me të holla dhe dokumente personale.
Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare./Arbresh.info/
Transferimi i Dakut tek Zeniti drejt dështimit
Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e apartamentit që...
Shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Kinë, raportohet ...
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëp...
Dyshohet se e rrahu kundërvajtësin gjatë detyrës – Prokurori...
Vdes 23-vjeçarja që dyshohet se ra aksidentalisht nga një ba...