Google ADS

IKShPK publikon video vetëdijësuese për ndotjen e ajrit dhe parandalimin e saj

14:00 | 27 Mars 2025
E.H

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKShPK) ka publikuar një video vetëdijesuese për ndotjen e ajrit, dhe pasojat e tij.

Në video thuhet se ndotja e ajrit shkakton rreth 6.7 milionë vdekje çdo dit dhe prek të gjithë.

“Burimet kryesore të ndotjes janë kudo dhe çdo kush është i cenueshëm, por jo të gjithë kanë mundësi të mbrohen. Infeksionet respiratorë, astma dhe vonesat në zhvillim, janë disa nga rreziqet e përditshme që i kërcënojnë fëmijët. Ndotja e ajrit po ashtu rrit rrezikun për lindje të parakohshme, peshës së ulët të foshnjave dhe komplikimeve në shtatzëni”, thuhet në videon e publikuar.

Ndër tjera, bëhet thirrje që të ketë kujdes nga ndotja e ajrit dhe bëhet thirrje për parandalimin e saj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale