Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka lëshuar një njoftim me këshilla praktike për qytetarët, në përpjekje për të parandaluar problemet shëndetësore që mund të shkaktohen nga temperaturat e larta.
Në këtë njoftim, IKShPK rekomandon:
Të visheni me rroba të lehta, të lira dhe të përbëra nga pambuku, për të lejuar ajrosjen e trupit dhe shmangien e nxehtësisë së tepërt.
Të bëni dushe ose banja të freskëta, si mënyrë efektive për të ulur temperaturën trupore.
Të pini ujë rregullisht – të paktën një gotë çdo orë dhe 2–3 litra ujë në ditë, për të shmangur dehidratimin.
IKShPK thekson rëndësinë e hidratimit dhe kujdesit të veçantë gjatë ditëve të nxehta, sidomos për grupet më të ndjeshme si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.
Qytetarët këshillohen të shmangin daljet në diell në orët e pikut dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta e të ajrosura./Arbresh.info
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...