IKD: Aderimi i Rashit Qalajt në PDK e vë në dyshim punën e tij në krye të policisë

19:48 | 14 Janar 2021

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës.

Gëzim Shala, hulumtues në IKD, ka thënë që ky aderim i Qalajt në këtë parti, e vë në pikëpyetje punën e tij sa ka qenë në krye të Policisë së Kosovës.

“Aderimi i Qalajt në PDK, nuk është ndonjë problem ligjor apo ndonjë problem legal. I njëjti, ka dhënë dorëheqje dhe më pastaj zhvillon aktivitetin e vet politik. Mirëpo, anëtarësimi i drejtorit të policisë në një parti politike, pak muaj pasi i njëjti është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Policisë paraqet një problemtatikë shumë dimensionale. Fillimisht, aderimi i tij pak muaj pasi ka ushtruar këtë pozitë, e vë në dyshim edhe aktivitetin e tij gjatë kohës sa ka qenë në krye të Policisë së Kosovës”.

Shala në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që një afërsi e tillë politike, tek publiku përçon mesazhe negative mbi veprimet e marra paraprakisht.

“Në rastin konkret, nuk bëhet fjalë vetëm për një person siç është Qalaj, madje as për pozitën e tij, por problematika qëndron te vetë institucioni i policisë, i cili konsiderohet një prej institucioneve më të ndjeshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara