Policia e Kosovës ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarët është arrestuar B.S, i dyshuar për veprën penale “vjedhje” në një barnatore në qytetin e Rahovecit.
Përmes një njoftimi për media nga Stacioni Policor në Rahovec thonë se falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të dyshuar, ka arritur që për një kohë të shkurtër të siguroj informacion për identitetin dhe vendndodhjen e tij.
“Me datën 02.07.2024 është intervistuar i dyshuari me inicialet B. S., mashkull kosovar i lindur në vitit 1961, mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e vjedhjes së raportuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili kontribuon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...