Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka marrë 100 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Si i treti më i votuari nga Lista e Vetëvendosjes, Peci ka falënderuar të gjithë, teksa thotë se përkulet ndaj besimit gjigant.
Nga Lëvizja Vetëvendosje numrin më të madh të votave ka marr kandidati për kryeministër nga kjo parti, njëherësh edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti me 266 mijë e 798 vota.
Në vend të dytë renditet, Glauk Konjufca me 204 mijë e 599 vota ndërsa në vend të tretë me 99 mijë e 380 vota rënditet Faton Peci.
Në vend të katërt nga votat e numëruara deri tani, del të jetë nga kjo parti, Hekuran Murati me 97 mijë e 193 vota.
Pas tij, është Albulena Haxhiu me 92 mijë e 29 vota, Xhelal Sveçla deri tani ka marrë 87 mijë e 975 vota.
Pjesë e dhjetëshes së fundit janë, Donika Gërvalla me 81 mijë e 862 vota, Avni Dehari me 70 mijë e 579 vota dhe Mimoza Kusari-Lila me 63 mijë e 561 vota./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Përditësimi i fundit i KQZ-së, kjo është 10-shja më e votuar e VV-së