Një i ri ka vdekur sot ndërkohë që ishte në vendin e tij të punës, në një objekt në ndërtim në Skënderaj. Dyshimet e para janë se ai ka pësuar arrest kardiak.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Drenasit Amir Lushtaku.
Ai tha se nga mjekët i është konfirmuar se i ndjeri ka pësuar arrest kardiak ndërkohë që ishte duke punuar brenda një objekti. Nuk ka rënë nga skelet ose nga lartësia, sepse ka qenë duke punu brenda objektit, po dyshohet që ka pësu arrest kardiak”, theksoi Lushtaku.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Drenasit, Fadil Nura ka njoftuar në rrjetet sociale se për shkak të kësaj tragjedie është anuluar për sonte festivali Mërgata Fest.
“Të nderuar qytetarë, pjesëmarrës të festivalit Mërgata Fest dhe ju bashkatdhetarë,
Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, ish-basketbollist profesionist, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet. Duke besuar në mirëkuptim e secilit përballë këtij rasti të dhimbshëm, i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve!”, ka shkruar Nura.
Lexo edhe:
Dyshohet se edhe një person ka humbur jetën në vendin e punës
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...