I pari i Prishtinës shkon në Policinë e Kosovës, kjo është arsyeja

15:13 | 26 Janar 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për takimin e zhvilluar me Komandantin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Kolonel Fahredin Verbovci, dhe komandantët e tri stacioneve policore të kryeqytetit.

Sipas Ramës takimi është zhvilluar me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.

“Do të përforcohen forumet ekzistuese dhe do të institucionalizohet bashkëpunimi i rregullt mes dy institucioneve, për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Ramës.

Postimi i tij i plotë:

Para pak ditësh takova Komandantin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Kolonel Fahredin Verbovci, dhe komandantët e tri stacioneve policore të kryeqytetit. Kolonel Verbovci ma mirëpriti qasjen mbi avancimin e konceptit bashkëkohor të policimit të bazuar në komunitet, duke thënë se bashkëpunimi me Komunën është jetik për jetësimin e parametrave të sigurisë në bashkësi.
Unë zotohem se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës do të jetë ndër prioritetet e zyrtarëve komunalë. Do të përforcohen forumet ekzistuese dhe do të institucionalizohet bashkëpunimi i rregullt mes dy institucioneve, për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara