Një 19-vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjerë, 25 dhe 27 vjeç, janë lënduar si pasoj e një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Posukë të Prizrenit.
Njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime trupore dhe është liruar për në shtëpi ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë për Arbresh.info tha se gjendja e pacientit është e rëndë.
“Po ndodhet në trajtim tek ne, i kemi kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe gjendja e tij është e rëndë”, ka thënë Syla.
Ai ka shtuar se pacienti ndodhet në intubim dhe se trajtimi i tij po vazhdon në Mjekimin Intensiv Qendror.
“Është në aparat me frymamrrje të asistuar. Trajtimi do të vazhdoj në MIQ”, ka thënë Syla./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Netanyahu mund të jetë larguar për në Greqi për shkaqe sigur...
Rreth 80 të vrarë e mbi 300 të plagosur nga sulmet e Izraeli...
Izraeli apo Irani? Kush ka ushtrinë më të fortë në rast të n...
Gjykata Speciale arrin marrëveshje me Belgjikën: Personat e ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për Iranin
Gjendet i vdekur Avni Agushi, 72-vjeçari i zhdukur prej dy d...