Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë ka njoftuar se është caktuar data 20 mars për vazhdimin e seancës për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, raporton arbresh.info
I pyetur nëse i kishin arritur numrat e nevojshëm për ratifikim, Veseli nuk është treguar specifik, por ka thënë se janë në bisedime intensive me të gjithë deputetët që ia duan të mirën Kosovës.
“Kuvendi i Kosovës është legjitimitet i qytetarëve, ratifikimi i marrëveshjes është forcimi i sovraniteti jam shumë i sigurt, si koalicion qeveritar kemi konsensus nacional, sikurse edhe deklaroi shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ata do ta votojnë. Në të njëjtën kohë jemi në kontakte intensive me të gjithë deputetët të cilët ia duan të mirën Kosovës, e duan Kosovën të integruar në Bashkimin Evropian, me fuqizim të sovranitetin, jam shumë i sigurt që me 20 do ta përfundojmë dramën, që padrejtë iu është shtuar ngarkesës së qytetarëve tanë”, ka thënë Veseli./Arbresh.info/
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...