Qindra njerëz të veshur me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e në duar me flamuj kombëtarë që dolën për ta pritur, Hashim Thaçin, në pikën kufitare në Morinë u organizuan vetë, dhe dolën në pritje të presidentit nga vullneti i tyre.
Kështu ka thënë kryetari i Organizatë së Veteraneve të Luftës, Hysni Gucati, kur është pyetur nga gazetarja e portalit arbresh.info për numrin e madh të qytetarëve në kufirin Kosovë – Shqipëri, ku pritej të arrinte Thaçi.
“Nuk është në mënyrë të organizuar, nuk është e organizuar është vullneti i qytetarëve që ta presin liderin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kanë dalur ta presin presidentin e vendit”, ka deklaruar ai.
Gucati është shprehur i bindur se përfundimi i gjykimit potencial të Thaçit, do të shënojë vetëm një triumf tjetër të tij.
“Epilogu do të jetë i dështuar si çdo gjykatë tjetër që ka qenë e dështuar, dhe epilogu do të jetë triumfi jonë, Thaçi ka ditur ta mbrojë vendin gjithmonë. Krime lufte ka bërë Serbia”.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...