Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka thënë se LDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Glauk Konjufcës për takim me partitë politike për konsulta përgatitore për seancën konstituive të 15 prillit.
“Absolutisht po, kjo ftesë e kryeparlamentarit nuk është ftesë e subjektit të LVV-së por është ftesë institucionale të cilën e rregullon rregullorja e funskionimit të Kuvendit ku thotë se kryeparlamentare fton partitë në takim konsultativ për të caktuar rendin e ditës dhe njëkohësisht rendin e ditës dhe ulëset e deputetëve dhe çështjet e tjera që funksionojnë në mbarëvajtjen e e seancës së parë. LDK-ja do të marrë pjesë në takim me kryeparlamentarin Konjufca sepse konstituimi i legjislacionit të ardhshëm bëhet përmes rregullores dhe ligjeve në fuqi”, tha Hyseni për rtv21.
Deputeti Hyseni tha po ashtu se do të jenë pjesë e seancës së 15 prillit, por nuk do ta përkrahin kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar.
“Ne do të jemi pjesë e seancës së 15 prillit, por normalisht asnjë kandidat të LVV-së nuk do ta përkrahim, por as të ndonjë partie tjetër pa një marrëveshje paraprake politike”, tha ai
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...