Hykmete Bajrami: Keni thënë që kushërinjtë e familjarët janë për dasma por tash dasmat po i mbani në qeveri

11:02 | 11 Qershor 2021

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka komentuar angazhimet e familjarëve të pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke ironizuar edhe me një fjalim të Albin Kurtit.

“Për keqpërdorimet si është menaxhu ma herët e si tash, mbetet ta shohim. Sinjalet nuk janë aspak të mira. Keni thënë që kushërinjtë dhe familjarët janë për dasma por tash e keni kthy, dasmat po i mbani në qeveri”, është shprehur Bajrami në seancë plenare.

Gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Kurti i thoshte elektoratit se familjarët e kushërinjtë janë për dasma, duke nënkuptuar punësimet familjare.

Këto komente Bajrami i ka bërë gjatë deklarimeve të deputetëve jashtë rendit të ditës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara