Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës përmes një komunikate për media ka thënë se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Me datën 24 mars 2019, në stacionin policor në Skenderaj, është raportuar se një 85 vjeçar ka mbetur pa shenja jete, ku dyshohet që vdekja të jetë shkaktuar nga plagët e pësuara nga zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se Prokurori i rastit është nisur për në vendin e ngjarjes për të qartësuar rrethanat e vdekjes.
“Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit kanë nisur hetimet për të qartësuar rrethanat mbi vdekjen e viktimës. Nga të dhënat e para të siguruara nga disa dëshmitarë thuhet se viktima fillimisht kishte shkuar në një zonë malore ku kishte ndezur një zjarr ku edhe janë ngritur dyshimet për vdekjen e tij”, ka thënë ai.
“ Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë”, ka përfunduar Zahiti.
Parashikimi i motit për sot
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...