Gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në SHBA, Ministrja Hoxha takoi Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Azi, Hoyt Yee.
Në këtë takim, zëvendësndihmësi Yee, ka vlerësuar iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe po ashtu ka përshëndetur aprovimin e tij nga Kuvendi.
Komunikata e dërguar për media nga Ministria e Drejtësisë tregon se ministrja Hoxha e njoftoi Yee për reformat e ndërmarra, punën dhe angazhimin e institucioneve të vendit për të fuqizuar sundimin e ligjit.
“Po ashtu, Ministrja Hoxha ritheksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Qeverinë amerikane dhe falënderoi Yee për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Zëvendësndihmës sekretari i shtetit përgëzoi Ministren Hoxha për punën dhe përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për reformat që po bëhen në sektorin e drejtësisë.
Yee, vlerësoi lart iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe po ashtu përshëndeti aprovimin e tij nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar këtë reformë si sukses drejt fuqizimit të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës