Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi ka thënë se veprimet e kryera nga grupi terrorist Hamas kundër Izraelit, na kujtojnë tmerret e kryera nga grupi terrorist ISIS.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se si një mik i Izraelit dhe me Kosovën duke qenë aleate e fortë e këtij shteti, Kosova qëndron fort përkrah Izraelit në luftën e tij kundër terrorizmit.
“Si një mik i Izraelit dhe me Kosovën duke qenë një aleate e fortë e Izraelit, ne qëndrojmë fort përkrah Izraelit në luftën e tij kundër terrorizmit dhe të drejtën e tij legjitime për të mbrojtur popullin, shtetësinë dhe sigurimin e tyre.”, ka shkruar Hoxhaj.
Tutje, në shkrimin pasues ai thote se veprimet terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit dhe popullit të tij, janë thellësisht shqetësuese dhe të kujtojnë tmerret e kryera nga ISIS.
“Veprimet terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit dhe popullit të tij janë thellësisht shqetësuese dhe të kujtojnë tmerret e kryera nga ISIS. Unë besoj fuqishëm se nuk mund të ketë kompromis kur bëhet fjalë për luftimin e terrorizmit. Mendimet e mia janë me Izraelin dhe familjet e viktimave.”, ka shkruar tutje Hoxhaj./Arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...