Hoxhaj uron Ditën e romëve

11:08 | 8 Prill 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve duke thënë se Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të shtojnë veprimet, por edhe në avancimin dhe zhvillimin e tyre e të drejtave të bashkëqytetarëve tanë romë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se romët vazhdojnë të mbesin si komuniteti më i cenueshëm në shoqërinë kosovare.

Postimi i plotë:

Miq dhe të dashur qytetarë të komunitetit rom,
Urime Dita Ndërkombëtare e juaj. Jo vetëm sot, por gjithmonë, Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë që të shtojnë veprimet e fuqishme, jo vetëm në respektimin e të drejtave të bashkëqytetarëve tanë romë, por edhe në avancimin dhe zhvillimin e tyre. Edhe pse është bërë shumë deri më sot, romët vazhdojnë të mbesin si komuniteti më i cënueshëm në shoqërinë tonë. Qeveria të nisë dhe zbatojë programe të mirë-financuara arsimore, shëndetësore dhe ekonomike për komunitetin rom. Kosova do të jetë shtet i drejtë dhe demokratik vetëm kur të gjithë qytetarët e saj të gëzojnë liri dhe mundësi të barabarta. Urime!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara