Ish-ministri i Jashtëm i Kosovë, Enver Hoxhaj po qëndron në Bratisllavë, në Forumin GLOBSEC 2022.
Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok, dhe i ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Një takim i shkurtër me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovë, nga opozita, kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës! Kosova është vendi më demokratik në Ballkan dhe i përket Këshillit të Evropës! ????, ka shkruar Hoxhaj.
Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme Hoxhaj ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Austrisë, me të cilin kanë biseduar për liberalizimin e vizave për Kosovën./arbresh.info/
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi