Hoxhaj takohet sot me Lajçakun

06:40 | 2 Mars 2021

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, do të takohet sot me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi mbahet në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në ora 09:50.

Lajçak po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore ku do të takohet me liderët politikë të vendit. Ai dje është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara