Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka thënë se sot është ditë e madhe për shqiptarët, pasi Shqipëria niset sot drejt Brukselit për të hapur zyrtarisht negociatat.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se kjo ditë shprese duhet kremtuar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
“Ditë e madhe për shqiptarët! ???? Sot Shqipëria niset drejt Brukselit për të hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në familjen evropiane. Kjo ditë shprese duhet kremtuar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Kjo ngjarje është hap i madh dhe fillimi i jetësimit të ëndrrës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.”, ka shkruar nënkryetari i Kuvendit, ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj. /arbresh.info/
FBoxK ngushëllon familjen Gashi: Lamtumirë Nazif Gashi
Qytetarët mirëpresin fushatën ‘’16 Ditë të Aktivizimit Kundë...
Zelensky i hapur për zgjedhje gjatë luftës nëse SHBA-ja dhe ...
Loredana komenton Big Brother Kosova: Është vërtet frikësues
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...