Zv.kryeministri Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Serbia po vazhdon të pretendojë se ushtarakisht është neutrale, mirëpo po e tregon të kundërtën.
Në ngritjen e disa pyetjeve, ai gjithashtu tha se armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin.
“Serbia vazhdon të pretendojë që është ushtarakisht neutrale, por po e tregon të kundërtën. Kush po e kërcënon Serbinë kaq shumë, sa që i duhet të blejë armatim të ri nga Franca dhe të tjerët, e t’i rrisë sistemet e mbrojtjes ajrore? Armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Japonia goditet nga tërmeti 5.9 ballë, pa rrezik cunami
Vizita e Putin në Pekin, Xi: Marrëdhëniet Kinë-Rusi në fazë ...
Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt
E dhimbshme: Kjo është 56-vjeçarja shqiptare që vdiq në ShBA...
Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi...
KEDS me punime, paralajmërohen ndërprerje të energjisë elekt...