Hoxhaj për zgjedhjet komunale: Mitrovicën e Prizrenin do t’a rikthejmë, në Prishtinë do të shkojmë në balotazh

12:57 | 3 Korrik 2021

Ud i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se kjo konventë që po mbahet sot do të hap një kapitull të ri për Partinë Demokratikë të Kosovës.

“Mendoj që është ngjarje e veçantë kjo Konventë, meqë hap një kapitull të ri dhe ky kapitull i ri i Partisë Demokratike të Kosovës duhet të bartet dhe shkruhet nga një gjeneratë e re”, ka thënë Hoxhaj për arbresh.info

Hoxhaj beson se më rastin e mbajtjes së kësaj Konvente, ku edhe do të zgjidhet i pari i PDK-së, në funksion do të hyjë një gjeneratë e re e cila do të bëjë punën më të mirë të mundshme.

“Gjeneratë e cila duhet t’a reflekton unitetin e partisë, mirëpo mbi t ‘gjitha një gjeneratë e cila duhet të pasqyron demografinë në Kosovë. Unë jam i sigurt që z.Krasniqi ose Konventa vendos që do të sjell një ekip që do të bëjë punën më të mirë të mundshme”, tha Hoxhaj tutje.

E sa i përket zgjedhjeve komunale që do të mbahen në tetor të këtij viti, ai tregon se prioritare janë ato komuna me numër më të madh të qytetarëve

“Unë jam shumë i sigurt që përveç komunave që i kemi, ne do të rikthehemi fuqishëm në shumë komuna të Kosovës, ndërsa prioritet për ne natyrisht që janë komuna ku ka një numër më të madh të qytetarëve”, u shpreh Hoxhaj.

Ndërsa sa i përket komunës së Prishtinës, Hoxhaj thotë se presin të shkojnë në balotazh, dhe se Mit5rovicën e Prizrenin do t’i rikthejnë e Ferizajin do t’a mbajnë.

‘Presim që në Prishtinë të shkojmë në balotazh dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që të jemi pjesë e balotazhit, ndërsa Mitrovicën dhe Prizrenin padyshim që do t’a rikthejmë, Ferizajin e mbajmë dhe jam i sigurt që pjesë tjera të Kosovës PDK do të jetë aty ku ishte në një kohë të lavdishme politike”, tha Hoxhaj./arbresh.info/

VIDEO:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara