Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretares së shtetit amerikan, Madeleine Albright.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se bota sapo humbi një person të jashtëzakonshëm.
“Kosova sapo humbi miken më të madhe, sekretaren Madeleine Albright. Një ndër gratë më të guximshme dhe politikanet më të dashura për ne, që gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës dhe të drejtës historike.”, ka shkruar ai.
“Faleminderit mikja jonë e çmuar! Pusho në paqe!”, ka shkruar Hoxhaj në fund, duke shpërndarë një fotografi të tyre të përbashkët./arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...