Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka komentuar fjalën e kryeministrit Kurti në Kuvend sot, për të cilin ka thënë se ishte shumë i sinqertë, por që u tmerrua nga ajo çfarë dëgjoi.
“Mendoj që kryeministri ishte shumë i sinqertë me ne, por me thënë të drejtën jam i tmerruar me atë se çfarë dëgjova”, tha ai.
Para deputetëve, Hoxhaj tha se sjellja e Kurtit në raport me dialogun i ka sjellur fitore Serbisë, pasi nga qëllimi për të fituar njohje reciproke, Kosova tani ka kaluar në planin për ytë fituar vec normalizimin e marrëdhënieve.
“Marrëveshja nuk është as kontraktuale dhe as finale, kështu tha kryeministri Kurti. Po ashtu unë e lexoj këtë propozimin franko-gjerman për statusin social për kishat serbe që tejkalon atë me pakon e Ahtisaarit. Nga plani A për njohje të ndërsjellë kemi kaluar me planin B për normalizim. Por, nuk ka njohje reciproke dhe s’ka as normalizim. Sjellja e Kurtit me dialogun ia ka sjellur një fitore Serbisë. Kryeministri duhet të na informojë se a mund të arrihet njohja e ndërsjellë”, ka thënë Hoxhaj./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...