Hoxhaj kritikon Presidencën dhe Qeverinë për mosreagim ndaj deklaratës së G7: Politika e tyre e jashtme është politikë e rënies së lirë
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar presidencën dhe qeverinë e Kosovës që nuk kanë reaguar ndaj mbështetjes që G7-ta ia dha vendit gjatë fundjavës.
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar deklaratën e përbashkët të G7-ës, vendeve më të fuqishme ekonomike të botës, në të cilën i jepet mbështetje Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se që nga e shtuna, as presidenca e Kosovës dhe as qeveria nuk e thanë asnjë fjalë për këtë.
“Deklarata e tyre (G7) e së shtunës tregon se është shansë për të arritur marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB! Heshtja e Presidencës dhe Qeverisë tregon se kanë problem me orientimin në kohë dhe hapësirë dhe politika e tyre e jashtme është politikë e rënies së lirë!”, ka thënë Hoxhaj.
Statusi i plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë!
G7, të shtunën, mbështetën Kosovën dhe shtetet properëndimore në rajon e goditën Serbinë dhe serbët në Bosnje! As Presidenca dhe as Qeveria e Kosovës nuk thanë asnjë fjalë. Nuk ka asnjë institucion global që e ka mbështetur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si G7, grupi i shtatë ekonomive të botës (ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia)! As shkatërrimi i Jugosllavisë, e as pavarësia e gjithë shteteve që dolën nga ajo dhe anëtarësimet në BE dhe NATO, nuk kanë ndodhur pa koordinim me G7! Për Kosovën, qëndrimet e tyre të vitit 1999 dhe 2007, ishin vendimtare për lirinë dhe pavarësinë, duke i dhënë legjitimitet ndërkombëtar dhe fuqizuar Kosovën! Deklarata e tyre e së shtunës tregon se është shansë për të arritur marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB! Heshtja e Presidencës dhe Qeverisë tregon se kanë problem me orientimin në kohë dhe hapësirë dhe politika e tyre e jashtme është politikë e rënies së lirë!/arbresh.info/
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima