Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka kritikuar Komisionin Shtetëror për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi se nuk kanë sjellë asgjë të re në Qeveri dhe vetëm e kanë komplikuar më shumë këtë çështje.
Hoxhaj ka thënë se ky Komision, gjatë raportit sot në Qeveri gjatë gjithë kohës ka përdorur argumente topografike dhe se për shënimin e vijës kufitare kriter është argumenti kadastral e jo topografik, shkruan arbresh.info.
“Unë dëgjova vlerësime shumë të përgjithshme por jo ndonjë fakt konkret. Kjo është Qeveria e tretë dhe ju jeni Komisioni i pestë që merreni me këtë temë dhe ju dëgjova me vëmendje nuk ishit konkrete nuk pat ndonjë qartësi të re. Sot ma dhatë përshtypjen që e keni komplikuar edhe më shumë. Sipas raportit ju keni qenë në një vizitë në Kroaci porn fakti më interesant është vendimi i Arbitrazhjit e cila pas 7 vitesh ka konstatuar se kriteri i vetëm për shënjimin e vijës kufitare është kadastral dhe jo topografik”, ka thënë Hoxhaj në fjalën e tij sot në mbledhje të Qeverisë.
/arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...