Hoxhaj: Ismet Pejën, do ta kujtojmë gjithmonë, tërë jetën i këndoi Kosovës

11:35 | 23 Nëntor 2020

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar për vdekjen e Ismet Pejës.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se sot Kosova humbi një artist të jashtëzakonshëm, që frymëzoi e mbushi zemrat plotë të një kombi, transmeton Abresh.info.

 

Shkrimi i plotë:

LAMTUMIRË MAESTRO!

Sot humbëm një artist të jashtëzakonshëm, që frymëzoi e mbushi zemrat plotë të një kombi. Ismet Peja tërë jetën i këndoi Kosovës. Kurse ne, do të kujdesemi ta kujtojmë e ruajmë përherë veprimtarinë gjeniale të tij. Ngushëllime familjes, miqve dhe adhuruesve të veprës së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara