Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i cili po qëndron për vizitë në Bruksel, ka zhvilluar takime të ndara me komisionerët Hahn dhe Avramopolos si dhe deputetë të Parlamentit Evropian, me të cilët ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave.
Hoxhaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se institucionet e BE-së i kanë konfirmuar që Kosova ka përmbushur plotësisht kushtet që i janë vënë për të fituar lëvizjen e lirë.
“Në takimet që kam pasur me komisonieret Hahn dhe Avramopolos si dhe me shumë deputetë të Parlamentit Evropian është konfirmuar nga ana e institucioneve të BE se Kosova ka përmbushur plotësisht kushtet për lëvizje të lirë pa viza”, ka thënë Hoxhajj.
Sipas tij, brenda një kohe të shkurtër do të bëhet publik qëndrimi i Komisionit Evropian para shteteve anëtare dhe institucioneve tjera të BE!
“Po ashtu brenda një kohe të shkurtër do të përmbyllet vendimmarrja brenda BE dhe shtete anëtare dhe Kosova është në kilometrin e fundit se kur do të udhëtojnë qytetarët e saj pa viza!”, ka përfunduar Hoxhaj.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...