Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka paralajmëruar masa reciproke ndaj Serbisë pas ndalimit për herë të dytë të profesorit Hivzi Islami në kufi, tek sa ky i fundit po shkonte në shtëpinë e tij.
Hoxhaj tha se kjo është shkelje e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe se do të vendosen masat reciproke.
“Serbia njëanshëm po i ndalon shqiptarët të kthehen në pronat e tyre në jug të Serbisë. Sot përsëri iu ndalua hyrja hyrja profesorit Hivzi Islami pa asnjë shpjegim. Kjo është shkelje serioze e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes. Do të marrim masa reciproke,” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus