Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zyrtar homologun e tij nga Maqedonia, zëvendëskryeministrin Bujar Osmani.
Hoxhaj dhe Osmani kanë diskutuar në lidhje me marrëveshjen për emrin, e cila u arrit fundjavën që lamë pas në mes të Shkupit dhe Athinës, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes disa vjeçare.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se arritja e kësaj marrëveshjeje është lajm i mirë jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi që përbënë mbylljen e njërës nga çështjet më të rëndësishme të Ballkanit.
“E urova zëvendëskryeministrin Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes për emrin, duke krijuar momentum të ri në Ballkan për zgjidhjen e çështjeve të hapura historike”, tha Hoxhaj.
Në takimin me zëvendëskryeministrin Osmani, u diskutua edhe për mbledhjen e përbashkët me Maqedoninë, nga e cila pritet të dalin mbi 15 marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruara.
Shumë shpejtë pritet edhe caktimi i datës së kësaj mbledhjeje.
Hoxhaj dhe Osmani folën edhe për zhvillimet në rajon dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...