Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se bashkë me deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, në Izrael kanë takuar deputetin izraelit, Boaz Bismuth.
“Së bashku me kolegun Avdullah Hotin në Parlamentin e shtetit të Izraelit. Kënaqësi të takojmë, Boaz Bismuth, deputet i Knesset-it”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Tutje, ai ka thënë se bashkëpunimi parlamentar me shtetin e Izraelit është prioritet për Kosovën si dhe “mbështetja e tyre për fuqizimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare është jetike”.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj dhe deputeti Avdullah Hoti, po zhvillojnë vizitë zyrtare në Izrael./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...