Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në Cyrih të Zvicrës, mori pjesë në Sesionin e shtatë plenar kushtuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, të organizuar nga Forumi Global për Luftimin e Terrorizmit.
Ministrja Hoxha, në panelin e Forumit, diskutoi për rrezikun nga terrorizmi global dhe theksoi përkushtimin për fuqizimin e sundimit të Ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar, duke cekur në veçanti për punën rreth Kodit Penal, Procedurës Penale dhe zbatimin e dënimeve për veprat e lidhura me ekstremizmin.
“Jemi duke rishikuar legjislacionin, me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit. Ky rishikim ka prioritet ligjet të cilat japin efekte në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendi ynë, ka dhënë kontribut të veçantë edhe në luftën kundër terrorizmit duke iu bashkëngjitur aleancës globale kundër terrorizmit”, theksoi ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha, mori përkrahje për angazhimin e vendosur për të mbështetur sundimin e ligjit, duke siguruar transparencë, qasje, llogaridhënie në sistemin e drejtësisë, vazhdimisht duke respektuar të drejtat e njeriut.
“Kam trashëguar një skuadër të mirë nga Klopp”, Arne Slot re...
Vdekja misterioze e Tupac, hetuesja: P Diddy është i përfshi...
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, këto janë pikat që do të ...
Taksistit në Prishtinë ia grabitin 100 euro nën kërcënimin e...
Policia ndalon dy persona në Zubin Potok, dyshohet se hynë i...
Gazeta spanjolle shkruan për Vlorën: Eksploroni perlën e fsh...