Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, në kujtim të diplomatit të parë amerikan në Kosovën e pas luftës, John Menzies, vlerësoi lartë figurën e tij gjatë shërbimit në Kosovë.
“Ne vajtojmë humbjen e kolegut dhe diplomatit të shquar Ambasadorit John Menzies. John ishte një avokat i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në kujtimin e ambasadorit Hovenier.
Sipas tij, Menzies si diplomat dhe mësues preku jetë dhe ndërtoi ura të qëndrueshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe SHBA.
Ka vdekur të dielën diplomati i parë amerikan në Kosovën e pas luftës, John Menzies. Para se të vinte në Kosovë, Menzies ka shërbyer si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë.
Në vitin 1999, SHBA’të ende nuk kishin ambasadë në Kosovë sikurse edhe shtetet tjera. Misioni diplomatik amerikan statusin e ka ndryshuar më 2008 pasi Kosova ka shpallur pavarësinë. Menzies është kthyer për vizitë zyrtare më 2012 në Kosovë.
Menzies që ka vdekur në moshën 74 vjeçare, aktualisht ka qenë duke shërbyer si President i Universitetit Amerikan në Kurdistan të Irakut./arbresh.info/
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...