Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier po merr pjesë në në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, i cili u organizua me rastin e shënimit të 23-vjetorit të Ditës së Paqes.
Hovenier ka shkruar se është i nderuar ta festojë këtë ditë, ndërsa kujftoi se 23 vjet më parë NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin,
“I nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, shkroi ambasadori amerikan.
Kosova sot shënon 23-vjetorin e çlirimit.
Ishte 12 qershori i vitit 1999 kur forcat e NATO-s nisën intervenimin ushtarak në Kosovë për t’i dhënë fund luftës. /arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...