Hoti për Qeverinë: E ka humbur rrugën, dëshiron ta rrëzojë veten

15:45 | 23 Nëntor 2022

Ish kryeministri i Kosovës, dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shkëputja e kontratës kolektive nga MASHTI është joligjore.

Hoti  ka shtuar se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka humbur rrugën,

Tutje ai ka shtuar se, qeveria konfrontohet me aleatët për targa, konfrontohet me arsimtarë e mjekë për pagat që u takojnë atyre, konfrontohet tani edhe me gjyqtarë e prokurorë duke marrë vendime jo ligjore për ulje të pagave të tyre.

Postimi i plotë:

SHKËPUTJA E KONTRATËS KOLEKTIVE NGA MASHTI ËSHTË JOLIGJORE

Arsyetimi i Ministrisë së Arsimit për shkëputjen e njëanshme të Kontratës Kolektive është marrëzi.

Ky veprim është një tjetër shkelje ligjore e Qeverisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë Hoti e ka bërë të qartë se vendimet e asaj qeverie mbesin në fuqi. Ato vendime e kanë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e plotë, sepse ajo Qeveri është votuar me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ato vendime nuk mund të kontestohen nga askush me vendime dhe veprime politike.

Kjo Qeveri e ka humbur rrugën. Konfrontohet me aleatët për targa. Konfrontohet me arsimtarë e mjekë për pagat që u takojnë atyre. Konfrontohet tani edhe me gjyqtarë e prokurorë duke marrë vendime jo ligjore për ulje të pagave të tyre.

Kjo Qeveri dëshiron ta rrëzojë veten. Por tash nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, vetëm nëse vetë e ngrit flamurin e bardhë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale