Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka folur rreth nisjes së procesit zgjedhor në këtë parti.
Hoti në Klan Kosova tha se nuk e përjashton mundësinë që të garojë për ta marrë “timonin” e LDK-së.
“Unë këtu jam për gjatë, nuk jam për një sezon. Unë jam këtu për t’i shërbyer publikut. Për t’i shërbyer politikave të LDK-së. Unë jam këtu për të qëndruar dhe jam ende duke e diskutuar”, tha Hoti.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur procesin e brendshëm zgjedhor.
Deri në vjeshtën e këtij viti do të mësohet nëse LDK do ta ketë sërish udhëheqës të sajën kryetarin aktual Lumir Abdixhiku, ose do të ketë ndryshime në kreun e partisë.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së