Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti në hapjen e fushatës në Gjilan ju ka thënë të pranishmëve se me 11 qershor ju duhet mbështetja e qytetarëve për të bërë ndryshimin e madh siç thotë ai ndryshimin që e ka bërë dikur Ibrahim Rugova.
“Për mu është një ditë e veçantë që po marrim gjithë këtë përkrahje në anamoravë. Familje të nderuara të Gjilanit, këto tri javë të përvojës time kanë qenë unike gjithandej. Unë jam shumë i nderuar ti pri një liste kaq të mrekullueshme të njerëzve që kanë mbrojtur themelet e shtetit të Kosovës, të njerëzve që kanë luftuar e që e kanë shpall pavarësinë e Kosovës. Do ta bëjmë Kosovën ashtu siç ka dashur Ibrahim Rugova”.
“Me 11 qershor neve na duhet mbështetja juve siç i keni dhënë mbështetje për të bërë ndryshimin Ibrahim Rugovës. Do ta bëjmë një qeveri që nuk është parë deri me tani. Institucionet do ti bëjmë vetëm për interesa të qytetarëve jo arenë e debateve siç kanë qenë deri me tani. Heroizmat e vitit 2017 janë liberalizimi i vizave, ndalja e korrupsionit në Kosovë. Ne jemi ata që do të vendosim rendin e ligjin në Kosovë”, tha Hoti.

Mblidhen 1.2 milionë euro donacione për heroin e sulmit në A...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në përurimin e Akseleratori...
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...