Hoti: Kosova fiton me politikë të mençur, jo me forcë

19:41 | 31 Maj 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova mund të dalë fituese vetëm duke ndjekur politikë të mençur, e jo të forcës.

Në Facebook, Hoti ka shkruar se Kosova fiton me këshillat e aleatëve, e jo me konfrontimin ndaj tyre.

“Kosova ka dalë fituese duke bërë politikë të mençur, e jo politikë të forcës. Kosova ka dalë fituese duke ndjekur këshillat e aleatëve, e jo duke u konfrontuar me ta”, ka shkruar Hoti.

Në fund, ai ka thënë se Kosova s’ka dobi nga veprimet që dëmtojnë integrimin në BE dhe NATO si dhe dëmtojnë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info

Të ngjashme