Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pasi masave që ka ndërmarrë Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti kathënë se Qeveria e Kosovës s’e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re.
Dhe për këtë ish-kryeministri ka thënë se duhet Kuvendi të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme për t’u dakorduar për veprimet.
Deputeti i LDK-së ka pyetur se ku është presidentja e Kosovës dhe pse sipas tij ajo s’po e ushtron funksionin e saj.
Hoti thotë se Kurti dhe Osmani po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër dhe jo në atë të perëndimit.
“Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik”, ka thënë Hoti./Arbresh.info/
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...