Hoti emëron Ekrem Hysenajn si ushtrues detyre të drejtorit të ATK-së

17:03 | 12 Janar 2021

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka marrë vendim për emërimin e Ekrem Hysenaj, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

“Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-102 me Ligjin nr.04/L-115, me Ligjin nr.04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi”.

“Pasi të përfundojë detyrën e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, z. Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK –ja për zbatimin e tij”, njofton zyra për media e Hotit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara