Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe përfaqësues të kompanive nga Holanda, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me këtë rast, Haradinaj falënderoi ambasadoren për përkrahjen e dhënë, duke theksuar se në Kosovë është krijuar një klimë dhe ambient i qëndrueshëm për investime të huaja.
Haradinaj, po ashtu u interesua për sfidat dhe pengesat me të cilat ballafaqohen investitorët, duke theksuar se qeveria nën drejtimin e tij do të krijojë më shumë lehtësira për investime, të cilat krijojnë edhe vende të reja të punës.
Gjatë takimit, po ashtu u theksua nevoja e forcimit të ligjit, në mënyrë që kompanitë vendore dhe të huaja të kenë më shumë siguri ligjore, si dhe të eliminohen procedurat e tej zgjatura administrative.
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, falënderoi kryeministrin për pritje, duke ofruar bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha fushat, veçanërisht në zhvillimin ekonomik.
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...