Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Prishtinë pasi që kanë hedhur nga vetura në lëvizje një armë zjarri me një karikatorë dhe katër fishek.
Sipas policisë, arma me karikatorë dhe fishekë janë konfiskuar ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë/ 17.07.2024 – 02:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që nga vetura në të cilën gjendeshin dhe ishin në lëvizje kanë hedhur një armë zjarri me një karikatorë dhe katër fishekë, të cilat janë konfiskuar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”