Mediet italiane kanë raportuar sot një histori të dhimbshme për fatin e një familje shqiptare, ku babai i dy fëmijëve i keqtrajtonte, madje rrihte edhe gruan e tij të sëmurë me tumor edhe gjatë kimioterapisë.
Mediat italiane raportojnë se 43-vjecari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e tani pret dënimin final nga gjykata u zbulua rastësisht, në një ditë kur dikush pa fëmijët që ulërinin për ndihmë, pasi kishin vizituar varrin e së ëmës.
Ngjarja ka ndodhur në Padova, në tetor të 2015, ku një një dëshmitar i rastit që ka parë një nga skenat e tmerrshme, kur dy fëmijët, motër e vëlla, pasi kishin qenë te varri i nënës në Toelo, janë marrë me dhunë nga babai, janë futur në makinë duke thirrur për ndihmë.
Sipas gjykatës, gruaja ishte me tumor dhe ai e dhunonte edhe në kohën e trajtimit. Këtë e kanë dëshmuar edhe fëmijët.
Gruaja me tumor ndërroi jetë në 2015, ndërsa emigranti, pas vdekjes së saj filloi t’ia nxirrte inatin fëmijëve duke i kërcënuar se “do t’i varroste së bashku me mamanë e tyre”.
Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...
Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familj...
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENE...
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...