Hebrenjtë kosovarë po detyrohen që të udhëtojnë deri në Shkup, ku gjendet sinagoga (tempulli i shenjtë) më e afërt me Kosovën, për të kryer lutjet e tyre.
Kërkesa e hebrenjve që jetojnë në Kosovë që të ndërtohet një sinagogë për të kryer lutjet si dhe shërbimet e tjera fetare edhe në kryeqytetin kosovar nuk po realizohet. Vitin e kaluar komuniteti hebre ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës ndarjen e një lokacioni për ta ndërtuar sinagogën e tyre. Mirëpo, sipas përfaqësuesve të këtij komuniteti në Kosovë, nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet e komunës së Prishtinës në kërkesën që ata (hebrenjtë) kanë parashtruar. Aktualisht në Kosovë janë deklaruar se jetojnë rreth 75 hebrenj, me origjinë nga nëna apo babai.
Ruzhdi Shkodra, kryetar i Bashkësisë Hebreje-Bet Izrael Kosova, thotë për “Zërin” se institucionet e Kosovës, konkretisht komuna e Prishtinës ka premtuar ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e sinagogës, por ai bën të ditur se pavarësisht interesimit se deri ku ka shkuar kërkesa e tyre, si komunitet nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje.
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...