Sipas informatave të komisionerëve dhe vëzhguesve të LDK’së në Gjilan, deri në ora 14:00 kanë votuar 23 për qind e qytetarëve.
Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e mbajtur para pak çastesh, duke thënë se gjatë orës së fundit vërehet një dalje më e madhe në votim.
“Është ditë që qytetari duhet të dalë të votoj dhe ta shfrytëzoj të drejtën e tij kushtetuese dhe ligjore për zgjedhje, duke përcaktuar fatin e udhëheqjes së Komunës për katër vitet e ardhshme. Kur kanë mbetur më pak se katër orë, unë apeloj gjilanasit që nuk kanë votuar akoma që të dalin dhe ta shfrytëzoj të drejtën e tyre”, ka thënë Haziri.
“Unë apeloj edhe tek votuesit e partive të tjera që të dalin me votu sepse në këtë mënyrë bëhen pjesë e suksesit, rezultatit dhe programit qeverisës. Qytetarja me e vjetër me moshë e cila e ka kryer obligimin e saj është Sabrije Jerliu – 100 vjeçare, ndërsa më i riu që ka votuar është Art Mustafa, i cili më 3 nëntor ka mbushur 18 vite. Këta janë shembujt më të mirë të qytetarisë së Gjilanit”, ka shtuar Haziri, në konferencën për gazetarë.
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...