Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndërrimit të motmoteve, ua ka uruar të gjithë qytetarëve dhe bashkatdhetarëve Vitin e Ri 2018.
Në mesazhin e urimit thuhet:
“Uroj që viti i ardhshëm të jetë vit më i begatshëm, më i shëndetshëm dhe më me shumë mirësi për të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, për bashkatdhetarët tanë në Evropë e Amerikë.
Uroj nga zemra që viti 2017 të jetë mësim dhe që 2018-ta të jetë vit më i mbarë dhe i tregimit të madh për Gjilanin në kuptimin zhvillimor.
Me këtë rast, apeloj tek të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit që të festojnë me dinjitet ndërrimin e moteve. Gëzuar 2018!”, thuhet në urimin e kryetarit Haziri,
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...