Haziri: Që 10 ditë po i lypim arsyet pse LDK-ja humbi kaq shumë vota

21:05 | 23 Shkurt 2021

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës, ka thënë se tash e 10 ditë po i kërkojnë arsyet se pse brenda një viti ikën kaq shumë vota nga LDK-ja.

“ Që 10 ditë po i lypim arsyet se pse brenda një viti ikën kaq shumë vota nga LDK. Ka nevojë urgjente që të identifikohen shkaktarët e këtij reuzltati, të ristrukturohet program politik dhe sektorial. Zjedhjet e fundit e dëshmuan sa prodhuan zhurmë debatet e jo programet sektoriale”, tha ai, në klan Kosova.

Haziri tha rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit ishin të tmerrshme dhe se janë duke i hulumtuar arsyejet që çuan në këtë rezultat LDK-në.

“Në pandemi ose në rrethana të vështira politike LDK-ja e mori përgjegjësinë e qeverisjes”, ka thënë ai./Arbresh.info/

 

 

Kujtim Shala emri më i përkrahur për kryetar të LDK-së| Këto janë kushtet e tij për ta drejtuar partinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara